Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, e cilësoi të mirë takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Budva të Malit të Zi.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Stocker tha se pas formimit të Qeverisë së Kosovës, vendi duhet të fokusohet në përparimin e shpejtë të procesit të integrimit evropian.
Të lidhura
None found
Ai nënvizoi gjithashtu se zbatimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë janë kushte thelbësore në këtë drejtim.
Takimi i dy liderëve u mbajt gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, ku vendet pjesëmarrëse trajtojnë çështje që lidhen me bashkëpunimin rajonal dhe avancimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.





