Tre përfaqësues të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë u takuan këtë të enjte me anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të kërkuar ndërhyrjen e këtij institucioni lidhur me situatën në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Gjatë bisedës, përfaqësuesit e DHKA-së kërkuan që të merren masa për garantimin e ushtrimit të profesionit të avokatit, si dhe për sigurimin e pajisjeve të nevojshme që aktiviteti i tyre të zhvillohet normalisht.
Të lidhura
None found
Anëtarët e KLGJ-së dëgjuan shqetësimet dhe kërkesat e avokatëve, të cilët synojnë rikthimin e funksionimit normal të gjykatës.
Pas takimit, pritet që Këshilli i Lartë Gjyqësor të zhvillojë diskutime me kryesinë e GJKKO-së për pasojat e bojkotit të avokatëve, që vijon prej disa javësh.
Zgjidhja e kësaj situate do të krijonte kushtet për rifillimin normal të veprimtarisë gjyqësore, e cila është vështirësuar nga ngërçi në Gjykatën e Posaçme.





