Koordinimi mes institucioneve, shkëmbimi i përvojës dhe rritja e aftësive për hetimin e krimeve ekonomike e financiare ishin çështjet kryesore të takimit mes prokurorit Shqipdon Fazliu dhe përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Thesarit.
Fazliu, që mban edhe rolin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, takoi këshilltarët Joseph W. Burke dhe Norman Richard Smith nga Zyra për Asistencë Teknike e departamentit amerikan.
Të lidhura
None found
Njoftimi i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit bën të ditur se në takim u shqyrtuan mënyrat për të përmirësuar bashkërendimin ndërinstitucional dhe për të zhvilluar më tej partneritetin në luftën kundër krimit ekonomik e financiar.
Fazliu falënderoi institucionet amerikane për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksoi se asistenca e tyre teknike dhe profesionale kontribuon në forcimin e kapaciteteve të prokurorisë në Kosovë.
Të dyja palët u shprehën të gatshme që bashkëpunimi të vijojë e të thellohet në fusha me interes të përbashkët, për të fuqizuar mekanizmat e parandalimit dhe luftimit të veprave ekonomike e financiare.





