Shehaj kritikon Ramën dhe Vuçiçin: “Dëgjoni si e mbron vëllain e vet Edi Ramën

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike dhe protestave të zhvilluara në Tiranë.

Përmes një postimi, Shehaj ka ironizuar deklaratat e Vuçiçit, i cili, sipas tij, po mbron Ramën, ndërsa ka kritikuar edhe mënyrën se si kryeministri shqiptar po sillet ndaj protestuesve.

Të lidhura

None found

“Dëgjoni si e mbron Vuçiçi vëllain e vet Edi Ramën. Domethënë, qenka treguar i butë Rama. Duhet t’i kishte vrarë të rinjtë shqiptarë”, ka shkruar ai.

Në përmbyllje të reagimit, kreu i Partisë Mundësia u ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë dy liderëve, duke pretenduar se fundi i pushtetit të tyre është pranë.

“Autokratëve si ju, u ka ardhur fundi!”, ka deklaruar Shehaj.


Shtuar më 22.10.2026 16:53