Në muajin nëntor, Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshje: fillimisht do të presë Izraelin, ndërsa më pas do të udhëtojë për përballjen me Irlandën.
Këto dy takime do të shënojnë përfundimin e ciklit kualifikues të Ligës B, ku “Dardanët” synojnë të renditen në vendin e dytë.
Të lidhura
None found
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se biletat për sfidën ndaj Izraelit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, tashmë janë në dispozicion për blerje.
Çmimet nuk kanë ndryshuar: 20 euro për sektorët Veri dhe Jug, 30 euro për Lindje, 50 euro për Perëndim dhe 150 euro për tribunën VIP.
Kosova aktualisht ka grumbulluar pesë pikë në Ligën B, katër më pak se Austria kryesuese dhe po aq sa Irlanda. Izraeli ndodhet me vetëm dy pikë.






