Ministria e Transformimit Digjital njoftoi se ka pezulluar përkohësisht trafikun e jashtëm të internetit në sistemet e prekura, si masë parandaluese ndaj shfrytëzimit të mundshëm të dobësive.
Në kuadër të masave të ndërmarra, janë verifikuar versionet e softuerëve, janë instaluar patch-et dhe përditësimet përkatëse të sigurisë, ndërsa është testuar edhe funksionaliteti dhe siguria e serverëve të internetit.
Të lidhura
None found
Sipas ministrisë, këto veprime kanë për qëllim uljen e rrezikut për qasje të paautorizuar dhe kompromentim të mundshëm të serverëve.
Përmes Sektorit të Sigurisë Kibernetike dhe ekipit qeveritar për sigurinë kompjuterike, MKD-GOV-CSIRT, institucionet po vijojnë monitorimin e zgjeruar dhe të pandërprerë të kërcënimeve kibernetike. Ky proces përfshin analizimin e incidenteve të sigurisë dhe të dhënave të regjistrave, si dhe verifikimin e treguesve të mundshëm të kompromentimit.
Masat u ndërmorën pasi institucione qeveritare dhe kompani në Evropë e në pjesë të tjera të botës u detyruan dje të mbyllnin faqet e tyre të internetit, pas zbulimit të dobësive serioze në gjuhën programuese mbi të cilën mbështetet pjesa më e madhe e internetit, raportuan mediat botërore.
“Bazuar në kontrollet e zhvilluara deri tani, nuk janë evidentuar shenja të shfrytëzimit me sukses të dobësive të përmendura dhe as të kompromentimit të faqeve të internetit të Qeverisë apo ministrive”, thuhet në njoftimin e ministrisë.






