Gus Poyet, ish-lojtar dhe legjendë e Chelseat, mendon se Cole Palmer ka potencialin për të arritur standardet e vendosura nga ikonat e klubit, Eden Hazard dhe Gianfranco Zola. Sipas tij, rikthimi i buzëqeshjes së Palmerit në Stamford Bridge është një shenjë shumë pozitive.
Sezoni 2025-26 ishte i komplikuar për futbollistin e kombëtares angleze, i cili realizoi 11 gola në 34 ndeshje, ndërsa u përball edhe me probleme fizike.
Të lidhura
None found
Këtë sezon, megjithatë, Palmer duket se ka gjetur sërish formën dhe frymëzimin e tij. Deri tani, ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tre asistime, paraqitje që kanë bindur Poyet për cilësitë e tij.
“Më duket një lojtar i lumtur dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për dikë si Cole Palmer”, deklaroi Poyet për Goal. Ai shtoi se alternativa të shumta në sulmin e Chelseat bëjnë që Palmeri të mos ketë më mbi vete gjithë përgjegjësinë.
Me një kontratë që raportohet se e mban në klub deri në vitin 2034, Palmeri ka mjaftueshëm kohë për të krijuar historinë e tij dhe për të synuar trofe të tjerë të rëndësishëm në Londrën perëndimore.





