VIDEO/ Zegjine Çaushi inspekton pasojat materiale të protestave: A është kjo Tirana që duam të shohim të gjithë? Shqipëria meriton të ecë përpara me sytë nga europa

Këtë të enjte, përmes një video të publikuar  në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, teksa po shkonte drejt Kuvendit për të marrë pjesë në seancën plenare, ka inspektuar pasojat materiale të protestave.

Përmes mesazhit të saj, Çaushi u bëri thirrje protestuesve të pranojnë ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi që tubimet të zhvillohen pa akte dhune.

Të lidhura

None found

Reagimi  i deputetes Zegjine Çaushi:

“Mirëmëngjesi, të dashur miq!

Teksa po shkoj sot në seancë plenare, rrugëve të Tiranës, pasojat e dhunës së ditëve të fundit janë të dukshme.

Dhe natyrshëm më lind pyetja: A është kjo Tirana që duam të shohin të gjithë? Pas këtyre pamjeve ka më shumë sesa dëme materiale. Pas çdo institucioni të dëmtuar ka njerëz që punojnë dhe pas çdo biznesi të shkatërruar ka familje që jetojnë me mundin dhe sakrificat e tyre.

Çdo pakënaqësi juaja meriton të dëgjohet dhe çdo shqetësim meriton zgjidhjen e duhur. Zgjidhja e duhur vjen përmes dialogut, jo dhunës.

Të dashur të rinj dhe të reja, Tirana dhe Shqipëria meritojnë të ecin përpara me qetësi, përgjegjësi dhe sytë nga Europa

Zgjidhja është dialogu, jo dhuna! Tirana dhe Shqipëria meritojnë qetësi, përgjegjësi dhe një të ardhme europiane”.