Amedspor është kthyer në surprizën më të madhe të këtyre tetë javëve të para në kampionatin turk. Ekipi renditet aktualisht në pozitën e dytë me 17 pikë të grumbulluara, vetëm dy më pak se lideri Galatasaray.
Në triumfin minimal 1-0 të Amedspor ndaj Konyaspor, vëmendjen e rrjeteve sociale e tërhoqi reagimi i sulmuesit nigerian Gift Orban. Lojtari 24-vjeçar u largua nga fusha në minutën e 72-të pa arritur të linte shenjë në lojë.
Të lidhura
None found
Sapo doli jashtë, Orban shpërtheu nga inati, duke goditur stolat ku qëndronin anëtarët e stafit teknik dhe zëvendësuesit. Sapo trajneri shqiptar Besnik Hasi e vuri re këtë skenë, reagimi i sulmuesit ndryshoi menjëherë — ai i kërkoi ndjesë dhe shpjegoi se shpërthimi i tij lidhej me faktin që nuk kishte shënuar gol.
Tekniku shqiptar po bën një punë të jashtëzakonshme me Amedspor, duke e shndërruar skuadrën në një pretendente serioze për titullin përballë klubeve më të mëdha turke si Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor.




