Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar prej kretares së Kuvendit, Vjosa Osmani mbajtjen e një seance në orën 16:00.
Thaçi e ka njoftuar kryetaren e Kuvendit se në pajtim me nenin 84 të Kushtetutës kërkon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.
Kjo kërkesë, vjen pas shkresës së djeshme që Sekretari i Presidencës së Kosovës i ka dërguar Sekretarit të Kuvendit të Kosovës, ku Kuvendit i është kërkuar organizimi i një seancë parlamentare në mënyrë që presidenti Thaçi t’u drejtohet deputetëve për vizitën dhe takimet e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deri më tani, Kuvendi ende nuk i është përgjigjur asnjërës prej shkresave të Presidencës.