VIDEO/ Përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD, ndërhyn Garda! Çfarë ndodhi në pak minuta brenda Parlamentit

Ditën e sotme, seanca e sotme parlamentare dominoi nga tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Siç shihet në pamje kanë qenë deputetët demokratë, të cilët kanë marrë kartonët e socialistëve, duke përshkallëzuar situatën.

Në një moment, deputeti i PD, Fidel Kreka, i ka hequr kartën socialistit, Bledi Çuçi, çka solli reagimin ish ministrit Ervin Hoxha. Por më pas deputeti Hoxha është shtyre nga demokrati Kreka.

Të lidhura

None found

Në një tjetër moment të tensionuar, deputeti PD Flamur Noka, është konfliktuar me socialistin dhe ish-gardistin, Agron Malaj, çka ka detyruar ndërhyrjen e Gardës me qëllim që konflikti mos degjeneronte.

 


Shtuar më 22.10.2026 11:06