Rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të japin nesër betimin për t’i shërbyer vendit, në një ceremoni që do të zhvillohet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Fillimi i saj është parashikuar në orën 15:00.
Me përfundimin e fazave përkatëse të përgatitjes dhe trajnimit, rekrutët i bashkohen FSK-së, ndërsa betimi përbën një çast të rëndësishëm në këtë rrugëtim.
Të lidhura
None found
Të pranishëm në ceremoni pritet të jenë drejtues të lartë të shtetit, krahas oficerëve dhe nënoficerëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.
Misioni i FSK-së përfshin dhënien e kontributit për sigurinë e vendit, mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si edhe ofrimin e mbështetjes për qytetarët gjatë situatave emergjente.





