Për Dorothy Creighton, jetëgjatësia dhe lumturia lidhen me një familje të mirë dhe me një mëngjes të veçantë. Banorja e Horndean, në Hampshire të Anglisë, festoi muajin e kaluar 107-vjetorin e lindjes.
Prej afërsisht një shekulli, vezët dhe proshuta janë pjesë e pandashme e vaktit me të cilin ajo fillon ditën. Mes shijeve të saj të parapëlqyera janë edhe ëmbëlsirat e vogla Jelly Babies.
Të lidhura
None found
Siç shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv, Dorothy thotë se për të jetuar gjatë dhe të lumtur duhen një bashkëshort i mirë, një familje e mirë dhe që të gjithë njerëzit përreth të mbahen në lëvizje.
Që prej vitit 2023, ajo banon në një shtëpi kujdesi. Me rastin e 107-vjetorit, punonjësit e surprizuan me një festë ku morën pjesë familjarë dhe miq, ndërsa nuk munguan torta, tullumbacet dhe dekorimet.
Në rrugëtimin e saj jetësor, Dorothy ka përjetuar Luftën e Dytë Botërore. Pasi punoi si parukiere, u bë pjesë e organizatës Women’s Land Army, ku u njoh me burrin që më vonë do të bëhej bashkëshorti i saj. Së bashku krijuan familje dhe rritën tre fëmijë.
Të dhënat e Zyrës së Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se gjatë vitit 2024 në vend kishte rreth 16 mijë e 600 banorë që kishin mbushur të paktën 100 vjeç. Burimi: Klankosova.tv.







