Dokumenti është i disponueshëm në telefonat e mençur ose në format letre dhe përmban një kod ‘QR’ që lejon autoritetet të përcaktojnë statusin e virusit COVID-19 të udhëtarit.
Ky dokument tregon nëse një person ka marrë të dy dozat e rekomanduara të vaksinës COVID-19 të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA), nëse posedon test negativ ‘PCR’ brenda 72 orëve të fundit ose nëse është shëruar nga virusi në gjashtë muajt e fundit.
Vaksinat e autorizuara nga EMA janë produktet e kompanive farmaceutike Pfizer/BiNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac dhe Johson & Johnson.
Persona që nuk janë të vaksinuar dhe nuk kanë dokument se janë shëruar nga virusi do të duhet të bëjnë një test ‘PCR’, ndërsa ata që janë vaksinuar me vaksinën e kompanisë kineze SinoVac, që nuk përfshihet në vaksinat e rekomanduara nga EMA, do të duhet të kontrollojnë kërkesat e hyrjes në vendin ku duan të udhëtojnë.