Aktualisht, protestuesit ndodhen në Sheshin Skënderbej, pasi janë nisur në marshim nga godina e Kryeministrisë.
Gjatë protestës, njëra prej pjesëmarrëseve u bëri thirrje qytetarëve që nesër në orën 09:00 të grumbullohen përpara Kuvendit.
Të lidhura
None found
Nesër pritet të mbahet seanca e radhës, teksa protesta e fuqishme e studentëve dhe qytetarëve ka bërë që një seancë të anulohet.
Gjatë ditës së sotme dhe asaj të djeshme, pedagogët gjithashtu i janë bashkuar radhëve të protestuesve.
Qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë se drejton një qeveri të përfshirë në skandale të panumërta korrupsioni.
Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e nëntë dhe cilësohet si një lëvizje që nuk ishte parë prej 36 vitesh.






