Situata para Kryeministrisë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur disa herë bomba molotov në drejtim të godinës.
Pak minuta më herët, molotovë janë hedhur edhe ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, të vendosur brenda perimetrit të institucionit, në njërën anë të Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Forcat e policisë pritet të shtohen në zonë. Sipas gazetares Sara Demushi, autoboti me ujë po i afrohet turmës për ta shpërndarë. Deri tani, policia nuk u ka bërë thirrje protestuesve.
Pas hedhjes së molotovëve dhe shpërthimit të flakëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për t’i shuar ato.





