Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves.
Biseda u përqendrua te zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe te forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se me ambasadorin diskutoi edhe për përparimin e politikave dhe kapaciteteve të Kosovës, me synim përballimin e sfidave që pritet të shfaqen në vitet e ardhshme.
Hargreaves e uroi ministrin për konfirmimin e mandatit të ri qeverisës dhe konfirmoi vullnetin e Mbretërisë së Bashkuar për ta thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Maqedonci shprehu kënaqësinë për pritjen e ambasadorit dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve.






