Vlora Çitaku, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, është kandidatura e vetme e propozuar për të ushtruar detyrën e kryetares së kësaj partie.
Deputetja e PDK-së dhe anëtarja e kryesisë së partisë, Blerta Deliu, e ka konfirmuar këtë informacion për kp.
Të lidhura
None found
“Po, mund ta konfirmoj se zonja Çitaku është e propozuara si ushtruese e detyrës për kryetare të PDK-së”, deklaroi Deliu.
Propozimi vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të PDK-së, të cilën ai e njoftoi gjatë ditës.
Gjatë një konference për media, Hamza sqaroi se nuk po largohet nga PDK-ja, por vetëm nga detyra e kryetarit.







