Kosova kalon në Grupin A, qytetarët përfitojnë procedura më të lehta për vizat saudite

Qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë mund të aplikojnë më lehtësisht për vizë turistike për të udhëtuar në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës bëri të ditur se autoritetet saudite kanë vendosur ta zhvendosin Kosovën nga Grupi B në Grupin A. Në këtë kategori bëjnë pjesë shtetet, shtetasit e të cilave përfitojnë nga procedura të thjeshtuara për marrjen e vizës.

Të lidhura

None found

Si rezultat i këtij vendimi, shtetasit e Kosovës do të kenë mundësi të pajisen me vizë elektronike ose të marrin vizë në mbërritje, për udhëtime me qëllim turistik.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e vlerësoi këtë zhvillim si një lehtësi konkrete për udhëtimet e qytetarëve dhe si një hap pozitiv në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.


Shtuar më 21.10.2026 17:59