Ernest Muçi ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një mesazh pa ia drejtuar konkretisht askujt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkroi: “Të mos më respektosh dhe të presësh që unë të respektoj ty, është çmenduri”.
Nuk dihet se kujt i drejtohet kjo frazë, ndërsa futbollisti i Trabzonsporit ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për paraqitjet e tij në kampionatin turk.
Të lidhura
None found
25-vjeçari nga Pogradeci ka spikatur në ndeshjet e fundit me skuadrën e Superligës turke, duke kontribuar me gola e asistime dhe me lojë të nivelit të lartë.




