Manchester United druhet se Benjamin Sesko mund të mos luajë për deri në katër muaj, duke e lënë sulmuesin jashtë deri në shkurt, raportojnë mediat angleze.
Futbollisti 23-vjeçar nuk ka qenë në dispozicion prej pesë javësh, për shkak të një shqetësimi fizik që e kishte munduar edhe gjatë gjashtë muajve të mëparshëm.
Të lidhura
None found
Klubi po zhvillon ekzaminime të tjera mjekësore në qendrën stërvitore Carrington. Sipas raportimeve në mediat angleze, megjithatë, periudha e mungesës mund të jetë më e shkurtër nga sa parashikohet.
Michael Carrick tha se United shpreson të marrë një pasqyrë më të qartë për gjendjen e sulmuesit brenda ditëve të ardhshme.
“Shpresoj që kur të flasim sërish, ndoshta jo nesër, por deri në fund të javës, të dimë diçka më të qartë”, u shpreh Carrick.
Nëse Sesko mungon për një kohë të gjatë, Manchester United mund të detyrohet të kërkojë një sulmues gjatë merkatos së janarit. Ndërkohë, Joshua Zirkzee po e ka të vështirë të fitojë minuta të rregullta në fushë.
Sesko realizoi 12 gola në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin, pasi u transferua nga RB Leipzig.
Një mungesë deri në shkurt, nëse konfirmohet, do të përbënte një goditje të rëndësishme për planet e Unitedit për pjesën e mbetur të sezonit.




