Vendet europiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësim për pasurimin e uraniumit nga Irani.
Ato shprehen se vendi i Lindjes së Mësme nuk po i përmbahet marrëveshjes antibërthamore që ka nënshkruar.
Kjo situatë, ku Irani po ecën me ritme të shpejta në përforcimon e kapaciteteve të tij të uraniumit dhe në zotërimin e teknologjive të reja, sipas botës perëndimore, mund të vërë në rrezik sigurinë bërthamore globale.
Irani më 18 gusht ka konfirmuar raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore për pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti, duke thënë se veprimet janë përgjigje ndaj sanksioneve amerikane.
Për prodhimin e armëve bërthamore kërkohet që uraniumi të pasurohet deri në 90 për qind dhe po ashtu kërkohen edhe një sërë hapash të tjerë teknikë që të mund të prodhohet një bombë bërthamore.
“Irani duhet të ndalë këto aktivitete që janë në kundërshtim me marrëveshjen”, thanë Britania, Franca dhe Gjermania.
Kujtojmë se edhe pas sanksioneve të shumta nga SHBA-të dhe kryesisht administrate Trump, Irani ende vazhdon të “rritet” në fushën e energjisë bërthamore./albeu.com