E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë, Wylita Bell, zhvilloi një takim me gjeneralmajorin Roberto Vergori, i cili sapo është emëruar në krye të KFOR-it.
Sipas ambasadës, në bisedë u vu në dukje rëndësia e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon. SHBA riafirmoi angazhimin për të mbështetur misionin e KFOR-it në këtë drejtim.
Të lidhura
None found
Gjenerali italian mori drejtimin e KFOR-it këtë muaj, duke pasuar komandantin turk Ozkan Ulutas.




