Dani Olmo pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth katër javë, pasi ka pësuar këputje të muskulit adductor.
Mesfushori i Barcelonës u dëmtua në humbjen 4-2 ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, të martën në mbrëmje. Pas ekzaminimeve mjekësore, klubi konfirmoi zyrtarisht shkallën e lëndimit.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e Barcelonës bëhet e ditur se Olmo pësoi dëmtim në muskulin adduktor të majtë pas një përplasjeje me një kundërshtar gjatë ndeshjes me PSG-në. Sipas klubit, rikthimi i tij pritet të marrë rreth një muaj.
Për pasojë, ai nuk do të jetë në dispozicion për El Clasicon e së dielës kundër Real Madridit, si dhe për përballjet e rëndësishme me Aston Villan, Atletico Madridin dhe Villarrealin.
Mungesa e tij përbën një goditje për Blaugranët, pasi 28-vjeçari ka treguar formë shumë të mirë këtë sezon. Fundjavën e kaluar, ai realizoi edhe një gol të shkëlqyer kundër Real Betisit.
Tashmë pritet që Fermin Lopez të marrë përgjegjësinë në rolin e numrit 10.





