Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës takojnë Naim Tërnavën para zgjedhjeve në Serbi: Pjesëmarrja në votim është vendimtare

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bëri të ditur se sot, së bashku me përfaqësues të tjerë shqiptarë, është pritur në takim nga kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të planifikuara për 25 tetor.

Sipas Sinanit, diskutimi u përqendrua te nevoja që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje, pasi vota e tyre lidhet drejtpërdrejt me forcimin e përfaqësimit politik të Luginës së Preshevës.

Të lidhura

None found

Në takimin e zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore u theksua rëndësia e unitetit politik dhe e mbështetjes për Listën e Përbashkët Shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit.

Përfaqësuesit shqiptarë thanë se u përcoll thirrja për të gjithë shqiptarët që të votojnë, duke nënvizuar se pjesëmarrja e tyre është e rëndësishme për përfaqësimin politik të Luginës.

Ardita Sinani shprehu mirënjohjen për Kryemyftiun Naim ef. Tërnava për pritjen e përzemërt dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve të Luginës.


Shtuar më 21.10.2026 14:31