Klubi i Elbasanit ka zyrtarizuar Glen Dajën si trajnerin e ri të skuadrës, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.
Pas eksperiencës si ndihmës te Dinamo, Daja merr përgjegjësinë për të drejtuar verdheblutë. Ai do ta nisë menjëherë punën me ekipin, në kuadër të përgatitjeve për sfidën e ardhshme të Superiores ndaj Teutës në Durrës.
Të lidhura
None found
Për Glen Dajën bëhet fjalë për herën e parë që i besohet një detyrë e tillë. Drejtuesit e Elbasanit e kanë zgjedhur atë për të vijuar projektin e ndërprerë nga Ivan Gvozdenovic, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë pas humbjes kundër Skënderbeut.






