Me anë të një postimi ne X, Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, zëdhënës për politikën e jashtme i Grupit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Evropian, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve në Shqipëri.
Gahler ngre shqetësime për lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar, si dhe për protestat e qytetarëve kundër korrupsionit dhe qeverisë.
Të lidhura
None found
“Duke drejtuar delegacionin e vëzhguesve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), kam dëshmuar lidhjet mes shtetit, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar. Kam parë se prej sa kohësh qytetarët protestojnë kundër korrupsionit dhe qeverisë, duke ngritur shqetësime që prekin thelbin e perspektivës së integrimit evropian të Shqipërisë”, shprehet eurodeputeti gjerman.







