Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, u bëri thirrje kryeministrit dhe forcave politike shqiptare të gjejnë një rrugë për zgjidhjen e situatës në vend.
Duke folur për mediat gjatë protestës, ai njoftoi se pedagogët do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 pranë Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës, prej nga do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kovaçi kërkoi gjithashtu rishikimin e sistemit kushtetues dhe ligjor, me synimin që të garantohet transparenca.
Të lidhura
None found
“Ne mblidhemi çdo ditë në orën 10:00 te Korpusi dhe më pas marshojmë deri këtu. Kryeministri duhet t’i bëjë thirrje ndërgjegjes dhe të gjejë zgjidhje politike. I bëj apel klasës politike shqiptare ta zgjidhë këtë situatë. Sistemi kushtetues dhe ai ligjor duhet të ndryshojnë, në mënyrë që të dëshmohet transparenca”, deklaroi Kovaçi.






