Vllaznia ka bërë të ditur se biletat për duelin me Tiranën mund të blihen që sot. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi shkodran u ka komunikuar tifozëve se shitja ka nisur, pak ditë para ndeshjes që do të luhet në “Loro Boriçi”.
Përballja, që shënon Klasiken e parë të Shqipërisë këtë sezon, është e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Takimi do të zhvillohet të shtunën, në orën 18:30.
Të lidhura
None found
Bileta e tribunës VIP kushton 1500 lekë të rinj, ndërsa për tribunat A dhe B çmimi është 1000 lekë të rinj. Hyrja në tribunën C kushton 200 lekë të rinj, në D 400 lekë të rinj dhe në E 500 lekë të rinj.






