Riccardo Calafiori është rikthyer në planet e Real Madridit, teksa klubi spanjoll vazhdon të kërkojë alternativa për të forcuar repartin defensiv.
Madrilenët e kishin ndjekur mbrojtësin italian edhe gjatë afatit kalimtar të verës. Tani, në prag të periudhave të ardhshme të transferimeve, interesi i tyre për të është shtuar sërish.
Të lidhura
None found
Calafiori, 24 vjeç, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2029. Ai mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e majtë, ndërsa është stabilizuar te skuadra londineze.
Paraqitjet e tij në futbollin anglez kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Real Madridit, të cilët po shqyrtojnë mënyrat për të përforcuar mbrojtjen.
Nevoja për alternativa të nivelit të lartë është rritur edhe për shkak të problemeve fizike të disa lojtarëve, mes tyre rikuperimi i Eder Militaos dhe shqetësimet e vazhdueshme të Raul Asencios.
Megjithatë, transferimi i reprezentuesit italian paraqitet i vështirë. Sipas CaughtOffside, Arsenali do të ishte i gatshëm të shqyrtonte negociatat vetëm nëse oferta për Calafiorin do të tejkalonte 100 milionë euro.






