Sot do të mblidhen dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Buxhet e nis mbledhjen në orën 11:00. Në rend dite ka shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Të lidhura
None found
Po ashtu, anëtarët do të shqyrtojnë dhe miratojnë planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Një orë më vonë, në orën 12:00, do të mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
Ky komision do të trajtojë fushëveprimin e tij dhe planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, si dhe do të miratojë procesverbalin e mbledhjes së 15 tetorit.







