Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, iu përgjigj homologut të tij serb, Marko Gjuriq.
Të lidhura
None found
Një nga çështjet e përmendura në mbledhje ishte edhe Milan Radoiçiqi. Konjufca foli për takimet e zyrtarëve serbë me të.
“Kur shohim një ministre të një shteti kandidat që synon të integrohet në Bashkimin Evropian, e cila takohet me persona të tillë, të kërkuar nga Interpoli, nuk e di për çfarë integrimi evropian dhe për çfarë të ardhmeje po flasim këtu”, u shpreh Konjufca.






