Ish-mesfushori i Liverpoolit vlerëson Ernest Muçin: Ishte lojtari i ndeshjes, zhvilloi një paraqitje fantastike

Trabzonspori triumfoi 2–0 ndaj Besiktasit, duke frenuar ecurinë e skuadrës bardhezi nga Stambolli dhe duke i dërguar një sinjal të qartë Galatasarait se është ende në garë për titullin.

Të lidhura

None found

Fabinho, mesfushori i Trabzonsporit dhe ish-lojtar i Liverpoolit, u shpreh veçanërisht i impresionuar nga loja e sulmuesit shqiptar Ernest Muçi.

“Për mua, Ernest Muçi e meritonte çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’. Ai zhvilloi një ndeshje fantastike, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese”, deklaroi ai.

Muçi pati rol të rëndësishëm në golin e parë të sfidës, të shënuar nga Tufan, pasi depërtimi i 25-vjeçarit në krah krijoi hapësirën e nevojshme për realizimin.

Megjithatë, çmimi “Lojtari i Ndeshjes” iu dha Mohamed Salah.