Humbja 4-2 e Barcelonës përballë Paris Saint-Germain nuk e ka lënë Raphinhën të zhgënjyer në masë të madhe. Sulmuesi brazilian kërkoi që skuadra ta kthejë vëmendjen te ndeshja e ardhshme, El Clasico ndaj Real Madridit.
Të lidhura
None found
Barcelona hyri në fushë për të fituar, por, sipas Raphinhës, disfata nuk është arsye për alarm. Ai nënvizoi se ekipi duhet të përgatitet sa më mirë për sfidën me rivalin madrilen.
“Kemi humbur vetëm tri pikë. Tani na duhet të përgatitemi mirë për El Clasicon”.
“Sigurisht që synonim fitoren, megjithatë e dinim se mund të ndodhte edhe kjo. Në fund, bëhet fjalë vetëm për tri pikë të humbura. Është një moment kur mund ta përballojmë një disfatë të tillë”.
Raphinha foli edhe për PSG-në, duke e cilësuar kundërshtarin një skuadër të përgatitur mirë në aspektin taktik. Ai tha se Barcelona luftoi dhe ishte konkurruese gjatë ndeshjes.
“Trajneri i ka përgatitur shumë mirë. Ne luftuam dhe garuam denjësisht. Mund të ndodhë një rezultat i tillë, por më e rëndësishmja është që luajtëm mirë. Për ne ishte një test i mirë”, përfundoi braziliani.
Pas disfatës ndaj kampionit francez, Barcelona do të përqendrohet te përballja e madhe me Real Madridin në El Clasico, ku do të kërkojë të rikthehet te rezultatet pozitive./


