Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian rikujtoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të lidhura
None found
Ai tha se ecja përpara në këtë proces është një prej kushteve kryesore për perspektivën evropiane të të dyja palëve.
Përfaqësuesi theksoi gjithashtu nevojën që të zbatohen plotësisht Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe marrëveshjet e mëhershme të arritura në kuadër të dialogut.
Sipas tij, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, është e gatshme të thërrasë një takim të nivelit të lartë mes palëve. Ai shtoi se ndërmjetësimi evropian nuk mund të zëvendësojë vullnetin politik të tyre.





