Franca përshëndet forcimin e stabilitetit institucional në Kosovë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u trajtuan zhvillimet politike e të sigurisë në Kosovë, dialogu me Serbinë dhe veprimtaria e UNMIK-ut, përfaqësuesi i Francës vlerësoi tejkalimin e krizës politike dhe zgjedhjen e presidentes së vendit.

Të lidhura

None found

Ai e cilësoi të rëndësishëm stabilitetin e institucioneve dhe vijimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi francez rikonfirmoi përkrahjen e vendit të tij për punën e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në bashkërendim me KFOR-in, si dhe për misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Franca, shtoi ai, do të vazhdojë të mbështesë harmonizimin dhe koordinimin e forcave paqeruajtëse, duke u siguruar që mandatet e tyre përkatëse të respektohen plotësisht.


Shtuar më 20.10.2026 23:15