Manchester City regjistroi një fitore të thellë 5-1 ndaj AEK-ut, në një përballje ku skuadra angleze kontrolloi lojën dhe u tregua e rrezikshme në repartin ofensiv.
Të lidhura
None found
Vendasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12-të. Elliot Anderson reagoi më shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe e dërgoi atë në rrjetë për epërsinë 1-0.
Avantazhi i Cityt u dyfishua në minutën e 34-t. Rico Lewis shërbeu për Phil Foden, i cili realizoi dhe i dha ekipit të tij një epërsi të merituar 2-0 para pushimit.
AEK-u u rikthye në lojë menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Në minutën e 52-të, mbrojtësi shqiptar Stavro Pilo përfitoi nga një pasim që depërtoi në mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi për 2-1.
Reagimi i Manchester Cityt nuk vonoi. Phil Foden asistoi për Rayan Cherkin, i cili në minutën e 57-të shënoi golin e tretë të ndeshjes për skuadrën angleze.
Foden vazhdoi të ishte vendimtar dhe në minutën e 65-të realizoi golin e dytë personal, duke e çuar rezultatin në 4-1.
Mesfushori anglez e kompletoi het-trikun në minutën e 76-të. Pas asistimit të Ryan McAidoo, Foden shënoi për herë të tretë dhe fiksoi rezultatin përfundimtar 5-1.
Goli i Stavro Pilos nuk ishte i mjaftueshëm për AEK-un, i cili u mposht thellë nga Manchester City. Skuadra angleze konfirmoi superioritetin e saj me një paraqitje bindëse në të dyja pjesët.


