Cila është kompania maqedonase që furnizoi Policinë shqiptare me gaz lotsjellës dhe plumba gome?

Pas shterimit të rezervave të gazit lotsjellës në magazinat e saj, të përdorura gjatë protestave të studentëve dhe qytetarëve, Policia shqiptare është furnizuar në Maqedoninë e Veriut me gaz lotsjellës, plumba gome dhe bomba zhurmuese.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve të SYRI-t pranë doganës së Qafë Thanës, ngarkesa ka mbërritur sot në Shqipëri.

Materialet janë prodhuar nga kompania ICEMAK, në pronësi të Jordan dhe Doncho Anchovskit. Fabrika e saj ndodhet në komunën e Sopishtes, pranë Shkupit, dhe që prej vitit 2008 prodhon plumba gome, gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.


Shtuar më 20.10.2026 22:58