Kush është Ismet Habili, burri nga Kavaja që u vra brenda Volvos në Tiranë

Ismet Habili, burri 46 vjeçar nga Kavaja, ishte duke ecur me një makinë tip Volvo kur befas u qëllua në lëvizje e sipër, me armë zjarri në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”, në Tiranë.

Plumbat që bënë shoshë makinën i shkaktuan plagë fatale që i morën jetën në vend.

Të lidhura

None found

Skena ishte e rëndë, me makinën që përfundoi jashtë kontrollit dhe në gjendje të lirë është përplasur me murin e një pallati në rrugën Mihal Popi pranë stadiumit Dinamo te blloku 1 Maji, fare pranë zonës së Komunës së Parisit.

Duket se qitja ne armë zjarri është bërë me silenciator sepse disa banorë tha se nuk dëgjuan të shtëna por zhurmën e përplasjes së makinës që u ndal te muri i pallatit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.