Vedat Muriqi luan 62 minuta në barazimin e Fenerbahces kundër Slavia Pragës

Fenerbahce nuk arriti ta mbajë avantazhin në shtëpi ndaj Slavia Pragës, duke u ndalur në barazim në xhiron e tretë të fazës së Ligës së Kampionëve.

Skuadra turke ishte në epërsi 2-1 deri në minutat e fundit të takimit, por çekët shënuan në fund dhe siguruan një pikë.

Të lidhura

None found

Vetëm katër minuta pas nisjes së ndeshjes, Oguz Aydin zhbllokoi rezultatin për Fenerbahcen me një supergol (4’).

Epërsia e vendasve u dyfishua në minutën e 11-të, kur Mason Greenwood realizoi pas asistimit të Semedos.

Slavia Praga reagoi përmes kapitenit Lukas Provod, i cili përfitoi nga një gabim i Guendozit. Ky i fundit ia dhuroi topin kundërshtarit në mënyrë amatore.

Pas golit, të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, por rastet e krijuara nuk u konkretizuan.

Vedat Muriqi nuk pati shumë hapësira në këtë përballje, pasi mbrojtësit çekë arritën ta neutralizonin. Trajneri e largoi nga loja pas 63 minutash.

Kur ndeshja po i afrohej fundit dhe barazimi dukej i largët, Pavel Kacor realizoi një supergol pas asistimit të Ayaosit në minutën e 90-të.

Pas këtij barazimi, Fenerbahce grumbullon dy pikë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Slavia Praga ka një pikë.


Shtuar më 20.10.2026 21:58