Due: Autorët e sulmeve në Banjskë dhe Ibër-Lepenc duhet të përballen me drejtësinë

Peter N. Due, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shef i UNMIK-ut, ka kërkuar bashkëpunim të plotë mes institucioneve të Kosovës dhe Serbisë për të garantuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Të lidhura

None found

Thirrja u bë gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua situata në Kosovë. Due nënvizoi se koordinimi institucional është i domosdoshëm që autorët e këtyre sulmeve të përballen me drejtësinë.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke i marrë jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin dhe që personat e përfshirë të dalin para drejtësisë.


Shtuar më 20.10.2026 21:46