Peter N. Due u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve

Peter N. Due, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Të lidhura

None found

Gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi zhvillimet në Kosovë, Due vuri në dukje rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese.

Ai përshëndeti zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe krijimin e institucioneve, duke i konsideruar këto zhvillime si hapa pozitivë për kapërcimin e ngërçit politik.

Shefi i UNMIK-ut theksoi se ky progres duhet të shndërrohet në qeverisje efikase për të gjitha komunitetet. Njëkohësisht, ai rikonfirmoi angazhimin e misionit për nxitjen e dialogut, forcimin e besimit dhe gjithëpërfshirjen ndërmjet komuniteteve, ndërsa vlerësoi si të rëndësishëm vijimin e angazhimit ndërkombëtar në Kosovë dhe rajon.


Shtuar më 20.10.2026 21:46