Dy protestues të plagosur dërgohen në Traumë, njëri u godit nga plumb gome

Dy persona të lënduar gjatë protestës janë paraqitur në Spitalin e Traumës. Pamjet tregojnë se ata u dërguan me autoambulancë, pasi patën probleme shëndetësore gjatë incidenteve të ndodhura në protestë.

Sipas të dhënave, njëri prej protestuesve u godit nga plumbat e gomës të përdorur nga policia. Protestuesi tjetër u transportua gjithashtu në spital, por ende nuk është bërë e ditur se çfarë e shkaktoi lëndimin e tij.

Të lidhura

None found


Shtuar më 20.10.2026 20:51