Kosova dhe Mauriciusi identifikojnë mundësi bashkëpunimi në teknologji

Gjatë samitit Global AI and Digital Summit 2026, që po zhvillohet në Seul të Republikës së Koresë, ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, u takua me ministrin e Teknologjisë së Informacionit, Komunikimit dhe Inovacionit të Republikës së Mauriciusit, Dr. Avinash Ramtohul.

Të lidhura

None found

Sipas Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, diskutimet u përqendruan te përvojat dhe prioritetet e të dyja vendeve në transformimin digjital, inteligjencën artificiale dhe inovacionin teknologjik.

Ministrat trajtuan gjithashtu sfidat e përbashkëta që shoqërojnë zhvillimin e këtyre sektorëve, veçanërisht në krijimin e zgjidhjeve digjitale, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përdorimin e teknologjive të reja.

Takimi krijoi mundësi për të përcaktuar fusha me interes të përbashkët dhe për të shqyrtuar hapa që do të forconin bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mauriciusit.

Palët paraqitën këndvështrimet e tyre mbi rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe në përmirësimin e shërbimeve publike.


Shtuar më 20.10.2026 19:55