Përplasjet në Tiranë zhvendosen te “Mine Peza”, protestuesi godet me gurë automjetet e policisë

Tensionet në kryeqytet vijojnë, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur në zonën e “Mine Pezës”.

Efektivët shfaqen duke lëvizur në kundërvajtje, ndërkohë që një protestues është filmuar teksa hedh gurë në drejtim të automjeteve të policisë.

Të lidhura

None found

Pas situatës së krijuar, protestuesit janë drejtuar nga Bulevardi “Zogu i Parë” dhe më pas kanë vijuar lëvizjen drejt Unazës së Madhe të Tiranës, përgjatë aksit nga ish-Stacioni i Trenit në drejtim të Zogut të Zi.

Gjatë marshimit, disa prej tyre u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë nxjerrë ato në rrugë.


Shtuar më 20.10.2026 19:52