VIDEO/ Al-Taawoun përballet me valë dëmtimesh, Bajrami luan vetëm 11 minuta

Al-Taawoun pësoi një tjetër disfatë në kampionatin e Arabisë Saudite dhe pas 10 javësh ka grumbulluar vetëm 4 pikë, duke u zhytur në një krizë të thellë.

Ekipi u mposht 0–1 në fushën e vet nga Al-Qadsiah. Fitoren për miqtë e vendosi Reijnders, me golin e shënuar në minutën e 90+6’. Nedim Bajrami, sulmuesi i Shqipërisë, u aktivizua në minutën e 79-të dhe qëndroi në lojë vetëm 11 minuta.

Të lidhura

None found

Një tjetër moment i pazakontë ishte dëmtimi i 3 lojtarëve të Al-Taawoun gjatë ndeshjes.

Pas 10 javësh në elitën saudite, Al-Qadsiah është përkohësisht në krye me 25 pikë. E ndjek Al-Hilal, me 1 pikë më pak dhe një ndeshje më pak, ndërsa Al-Nassr i Cristiano Ronaldos është 6 pikë pas kryesuesve, por ka zhvilluar dy ndeshje më pak.

Aktivizimi i Nedim Bajramit