Situata mes protestuesve dhe forcave të rendit ka ndryshuar dinamikë, pasi grupi i të rinjve është larguar nga qendra dhe është drejtuar drejt rrugëve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës.
Marshimi po vijon përgjatë Unazës në drejtim të Nyjës së Zogut të Zi, ndërsa protestuesit po monitorohen nga efektivë të Policisë së Shtetit dhe forcat e FNSH-së.
Të lidhura
None found
Për të penguar ose ngadalësuar lëvizjen e automjeteve të blinduara dhe furgonëve të policisë, protestuesit kanë nisur të vendosin përgjatë rrugës barriera dhe barrikada të improvizuara me mjete rrethanore.




