Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska bëri të ditur në Facebook se qeveria e ka shtyrë deri më 2 nëntor 2026 zbatimin e masave për uljen e TVSH-së për naftën, nga 18 në 10 për qind, dhe të akcizës për karburantet.
Të lidhura
None found
Sipas ministres, këto vendime ndihmojnë në zbutjen e ndikimit të çmimeve mbi koston me pakicë të karburanteve, duke lehtësuar barrën financiare për qytetarët dhe ekonominë.
“Po e ndjekim nga afër zhvillimin e tregjeve ndërkombëtare dhe po ndërmarrim veprime në kohën e duhur, me synimin për të mbrojtur standardin e jetesës dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik”, theksoi ministrja e Financave.







