Irma Libohova dënon dhunën ndaj protestuesve: “Larg duart nga studentët! IKNI!”

Reagimeve kundër situatës së krijuar dhe protestave qytetare u është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova.

Artistja ka shprehur revoltën e saj ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë dhe mënyrës së trajtimit të protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

Të lidhura

None found

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Libohova kritikoi ashpër pushtetin për sjelljen ndaj nënave, grave dhe studentëve. Ajo deklaroi mbështetjen e saj për lëvizjen qytetare dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të qeverisë.

“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht. Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg! Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI! Me protestën!”, shkroi këngëtarja.


Shtuar më 20.10.2026 17:15