Në orën 16:00, teksa protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e tetë, situata pranë Kryeministrisë është e qetë. Ndryshe nga ditët e mëparshme, protestuesit nuk po përplasen me forcat e policisë, ndërsa efektivët nuk kanë ndërhyrë ndaj tyre. Deri tani, duket se është krijuar një qetësi e përkohshme.
Disa prej të rinjve që janë bërë viralë gjatë ditëve të protestës kanë zgjedhur të kërcejnë valle për disa minuta pranë Kryeministrisë.
Të lidhura
None found




